Universiteti fiton derbin

Volejboll

Universiteti fiton derbin

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 11:43
Pamje nga ndeshja

Djemtë e Universitetit të Tetovës fituan derbin lokal (3:2) me një ndeshje dramatike dhe plot emocione, duke marrë pikët e rëndësishme kundër Shkëndijës në hapje të sezonit të ri.

Secili nga 5 setet solli rivalitet dhe adrenalinë deri në fund, me fitoren dramatike që i takoi Universitetit të Tetovës.

Kritika e ish-skiatorit Dardan Deari:

“Është e papranueshme mungesa e interesit, sidomos nga mediat sportive.

Asnjë gazetar nuk ishte i pranishëm për një duel kaq të rëndësishëm. Nuk ka mbetur as S-ja prej sporti në vendin tonë!”

Volejbolli vendor meriton vëmendje dhe respekt, dhe kjo fitore e UT është dëshmi e pasionit dhe cilësisë në lojën e meshkujve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat