Gjithçka është gati për turneun memorial “Ismet J. Ramadani” në volejboll.
I ndjeri ka qenë veprimtar i shquar ndër vite në sport, sidomos në gjeneratën e sakrificës, gazetar në vitet e 80-ta, dhe pas luftës edhe gazetar sportiv nga Ferizaj në gazetën kombëtare “Bota sot”.
Organizator i turneut është KVF Ferizaj.
Hapja e turneut (më 1 nëntor).
Zhvillohen ndeshjet mes Grupit A1 dhe A2.
Më 2 nëntor: Gjysmëfinalet dhe finalet në Palestrën “Bill Clinton” duke filluar nga ora 11:00.
“Ky vit shënon një moment të veçantë: 10-vjetorin jubilar të Turneut Memorial “Ismet J. Ramadani”, dhe për këtë arsye KVF Ferizaj organizon një turne dy-ditor të jashtëzakonshëm për femrat.
Në këtë edicion special do të marrin pjesë disa nga ekipet më të njohura të rajonit:
KS Tirana – Shqipëri
Janta Volej – Maqedoni
KV Drita – Kosovë
KV Skenderaj – Kosovë
KV Fushë Kosova – Kosovë
KVF Ferizaj – nikoqir-Kosovë
Në nder të figurës së shquar të Ismet J. Ramadani, sportist, gazetar dhe dashamirës i volejbollit kosovar, Ferizaj çdo vit mirëpret Turneun Memorial, një ngjarje që sjell emocione dhe konkurrencë të fortë në volejbollin femëror.
Ky turne i përvitshëm është një traditë që mbledh skuadra lokale dhe herë-herë ekipe nga jashtë, duke u bërë një pikë referimi për cilësinë dhe nivelin rajonal të volejbollit në Kosovë.
Organizatori kryesor, KVF Ferizaj, me mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Komunës së Ferizajt dhe donatorëve, garanton një event me vlera të larta sportive dhe memoriale.
Turneu zhvillohet zakonisht rreth 25 tetorit, në përkujtim të ditës së ndarjes nga jeta të Ismet Ramadani.
Ky është momenti ku pasioni, aftësia dhe memoria e një legjende bashkohen në një spektakël sportiv që nuk duhet humbur!”, thuhet në njoftimin KKVG Ferizaj.
Fituesit e Turneut Memorial “Ismet J. Ramadani” – Ferizaj
2015 – KVF Ferizaj
2016 - Nuk është mbajtur
2017 – KV Drita
2018 – KV Drita
2019 – KS Mirdita - Shqipëri
2020 – KV Drita
2021 – KV Drita
2022 – KV Fer Volley
2023 – KV Drita
2024 – KV Skenderaj