Volejbollistet e Gjinocit kanë regjistruar fitoren e parë të sezonit, pas një përballjeje të fortë dhe tejet të interesante ndaj Prishtinës 75 me rezultat 3:2 (21:25, 25:14, 16:25, 26:24, 16:14).
Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi për Gjinocin që vendoset në setin e pestë.
Ndërsa për Prishtinën 75 kjo humbje shënon të pestën në kampionat.
Gjinoci fitoi dy pikë të reja e Prishtina një.