Ferizaj fuqi për Dritën

Volejboll

Ferizaj fuqi për Dritën

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 22:03
Ferizaj

Ferizaj fuqi për Dritën e Gjlanit, e mposhti me rezultat 3:2 (26:24, 20:25, 25:23, 22:25, 15:8), në ndeshjen e javës së 11-të të elitës së volejbollit të Kosovës.

“Përballje dramatike në Ferizaj, me dy skuadra që luftuan fort për çdo pikë. Pas katër seteve të ekuilibruara, ndeshja shkoi në “tie-break”, ku Ferizaj shfaqi më shumë qartësi dhe vendosmëri, duke triumfuar bindshëm 15:8 në setin final.

Kjo është hera e dytë këtë sezon, që Ferizaj fiton ndaj Dritës, me shifra identike 3:2.

Me këtë fitore të madhe, Ferizaj e ndan vendin e tretë me Fushë Kosovën, të dyja me nga 19 pikë.

Nga ana tjetër, Drita mbetet në pozitën e dytë me 23 pikë, duke ruajtur qëndrimin në zonën e kreut”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat