Peja fiton Kupën e Federatës 

Volejboll

Peja fiton Kupën e Federatës 

Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 17:45
Agron Nikçi e Bahri Gjinovci

Në një superfinale dramatike, që dhuroi tension, energji dhe lojë të fortë nga të dyja skuadrat, Peja ka triumfuar me rezultat 3:2 (26:24, 21:25, 18:25, 25:19, 15:13) ndaj Ferizajt dhe ka ngritur trofeun e parë të këtij edicioni përkatësisht Kupën e Federatës në volejboll.

Seti i parë u vendos në epilog me Pejën që fitoi 26–24, por Ferizaj reagoi fuqishëm duke e përmbysur ndeshjen në 1:2 me lojë të disiplinuar dhe sulme të sakta. 

Megjithatë, Peja nuk u dorëzua: riktheu balancin në 2:2 duke fituar setin e katërt 25–19 dhe e çoi finalen në tie-break.
Seti final ishte një luftë e vërtetë nervash, ku Peja ruajti qetësinë në pikët vendimtare dhe fitoi 15–13, duke siguruar kështu trofeun e Kupës së Federatës.

Peja – fituese e Kupës së Federatës 2025!

Trofeu i madh iu dorëzua kapitenit të Pejës nga Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
MVP i finales

Çmimi i lojtarit më të mirë të ndeshjes u nda nga Valon Nikqi, sekretar i FVK-së, dhe iu dha Gazmend Husajt, për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat