Ferizaj ka regjistruar një fitore të jashtëzakonshme (2:3 – 25:19, 25:13, 20:25, 18:25, 13:15) pas një përmbysjeje prej 0:2 ndaj Skënderbeut, në një ndeshje dramatike të Grupit B në xhiron e dytë të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll.
Skënderbeu dominoi dy setet e para me ritëm të lartë dhe efikasitet në të gjitha fazat e lojës.
Por Ferizaj reagoi fuqishëm nga seti i tretë, duke ndryshuar krejtësisht lojën, rritur presionin në shërbim dhe qartësinë në sulm.
Me lojë të qëndrueshme dhe moral të lartë, ferizajaset fituan setin e tretë dhe të katërt, duke e çuar sfidën në tie-break.
Seti final ishte dramë deri në pikën e fundit, por Ferizaj u tregua më i saktë në momentet vendimtare, duke e mbyllur 15-13 dhe duke marrë dy pikë tejet të vlefshme.