Partizani shënon fitore të thellë 

Volejboll

Partizani shënon fitore të thellë 

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 16:30
Partizani

Partizani i Tiranës ka arkivuar fitoren e parë 3:0 ((25:17, 25:21, 26:16) në këtë edicion, duke triumfuar bindshëm ndaj Skënderbeut nga Kraishta në kuadër të Ligës Gjegj Kastrioti në volejboll. 

Pas humbjes së ngushtë 3:2 ndaj Ferizajt në xhiron hapëse, të kuqtë u rikthyen fuqishëm dhe kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Të tre setet u karakterizuan me dominim të Partizanit, që shfaqi ritëm më të lartë, stabilitet më të madh dhe efikasitet në fazën sulmuese, duke mos e lejuar asnjëherë Skënderbeun të rrezikojë rezultatin.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, që po pret takimet e Grupit A të meshkujve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat