Tirana ka regjistruar fitoren e saj të dytë radhazi në Grupin B në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, pasi mposhti bindshëm Pejën me rezultat 0:3 0:3 (12:25, 17:25, 17:25).
Kryeqytetasit dominuan nga fillimi deri në fund, duke e kontrolluar ritmin në çdo set dhe duke mos lejuar skuadrën pejane të hyjë në lojë.
Peja, nga ana tjetër, mbetet ende në kërkim të pikëve të para pas dy ndeshjeve të para të këtij grupi.
Tirana tregoi cilësi ndaj Pejës.