Pogradeci ka shënuar një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Tiranën me 2:3 (20:25, 15:25, 25:23, 27:25, 8:15) pas një ndeshje maratonike dhe duke i shkaktuar kryeqytetaseve humbjen e parë të sezonit në ndeshjen e Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll.
Pogradeci e nisi ndeshjen më mirë dhe fitoi dy setet e para, duke krijuar dukshëm avantazh.
Mirëpo Tirana reagoi fuqishëm në pjesën e dytë të sfidës, duke fituar setin e tretë dhe të katërt me lojë më të qartë dhe më të vendosur.
Në tie-break, pogradecaret treguan më shumë qetësi dhe ritëm, duke e mbyllur 15-8 dhe siguruar dy pikë të rëndësishme në garë.
Pavarësisht humbjes, Tirana vazhdon të kryesojë Grupin A me 7 pikë, vetëm një më shumë se Pogradeci, i cili ngjitet menjëherë pas saj në renditje.