Drita shijon fitoren e parë

Volejboll

Drita shijon fitoren e parë

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 22:21
Drita e Gjilanit

Drita e Gjilanit ka shijuar fitoren e saj të parë në këtë edicion të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll, duke përmbysur Fushë Kosovën me rezultat 3:1 (19:25, 26:24, 25:22, 25:21) në një ndeshje me shumë luhatje dhe rivalitet.

Fushë Kosova e nisi më mirë takimin, duke fituar setin e parë 19-25 me një lojë më të rregullt dhe me më pak gabime.

Por Drita reagoi fuqishëm në setin e dytë, të cilin e fitoi 26-24 pas një beteje të ngushtë pikë më pikë.

Me moral të ngritur, vajzat gjilanase e morën kontrollin edhe në setet e treta dhe të katërta, duke i mbyllur ato 25-22 dhe 25-21, për ta siguruar kështu fitoren e parë dhe tri pikët shumë të rëndësishme në Grupin A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat