Kombëtarja e Kosovës përballet me Greqinë 

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës përballet me Greqinë 

Më: 14 janar 2026 Në ora: 11:37
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës Kombëtarja e Kosovës U-18 e vajzave në volejboll vazhdon sot paraqitjen në kualifikimet zonale të CEV U18 – Kampionati Evropian 2026.

Në ndeshjen e dytë, vajzat tona përballen me Greqinë, në një duel të rëndësishëm brenda CEV Zonal Qualifications, ku çdo pikë ka peshën e saj.

Ndeshja luhet në orën 15.00 në Sofje.

Ekipi i udhëhequr nga selektori Adriatik Kajtazi, së bashku me trajnerët Valon Mustafa dhe Berat Husaj, është në garë pas një procesi intensiv përgatitor dhe seleksionimi.

 Vajzat tona hyjnë në parket me përkushtim dhe vendosmëri për të përfaqësuar Kosovën me dinjitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat