Coleman firmos me Skenderajn

Volejboll

Coleman firmos me Skenderajn

Nga: K.G. Më: 14 janar 2026 Në ora: 14:40
Coleman

Volejbollistja Miajavon Coleman ka nënshkruar me ekipin e Skenderajt.

Ekipi nga Drenica ka synime të mëdha në pjesën e pranverore.

“Ju prezantojmë lojtarë tonë më të re Miajavon Coleman, 26 vjeçare nga San Antonio, Texas – SHBA, e cila i bashkohet ekipit tonë si Outside Hitter.

Mimi ka zhvilluar karrierën universitare në Coppin State University në Baltimore, Maryland (USA), ku ka qenë një nga lojtaret kryesore të ekipit. Pas përfundimit të kolegjit, ajo ka vazhduar karrierën profesionale në Evropë, duke luajtur në Qipro me klubin Nea Salamina.

Vjen nga një familje sportive – motra e saj më e vogël është gjithashtu volejbolliste dhe aktualisht po përfundon karrierën universitare.

Përtej parketit, Mimi pëlqen të udhëtojë, të provojë ushqime të reja dhe të lexojë libra të zhanrit mister.

Jemi të bindur se përvoja, energjia dhe mentaliteti i saj do të jenë një vlerë e shtuar e rëndësishme për ekipin tonë”, njofton KV Skenderaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat