Volejbollistja Sempreviva Kakka i bashkohet Skenderajt.
KV Skenderaj synon rezultate sa më të mira në pjesën e dytë të kampionatit.
“Ju prezantojmë Sempreviva Kakka nga Greqia, e cila i bashkohet ekipit tonë si Outside Hitter.
Një lojtare me talent të madh, e njohur për stilin e saj të lojës të fortë, agresive dhe shumë konkurruese, pavarësisht moshës së re.
Në karrierën e saj, Sempreviva ka qenë pjesë e këtyre klubeve:
Apollon Kalamatas (Greqi)
Ionikos Nikaias (Greqi)
OK Kula Gradačac (Bosnje dhe Hercegovinë)
Ajo vjen te KV Skenderaj me ambicie të qarta për zhvillim dhe me mentalitet luftarak që përputhet me objektivat e klubit”, ka njoftuar KVF Skenderaj.