Gjyqtari nga Kosova Istref Elezaj ka ndarë drejtësinë në një tjetër përballje të rëndësishme të CEV Challenge Cup (femrat), në ndeshjen kthyese ndërmjet Panathinaikos ATHENS dhe Sporting Clube de BRAGA.
"Pas fitores 0:3 të skuadrës portugeze në ndeshjen e parë, dueli i dytë përfundoi me rezultat 3:0 për Panathinaikosin, në një ndeshje me intensitet dhe nivel të lartë konkurrimi.
Në këtë sfidë, Istref Elezaj ishte gjyqtar i parë, duke referuar së bashku me gjyqtaren turke Ebru Barva, dhe tregoi edhe një herë profesionalizëm, siguri dhe autoritet në menaxhimin e ndeshjes.
Paraqitjet e tilla vazhdojnë të konfirmojnë besimin e CEV-it ndaj arbitrave kosovarë dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në garat evropiane", njofton FVK.