Drita përballet me Skënderbeun

Volejboll

Drita përballet me Skënderbeun

Nga: K.G. Më: 22 janar 2026 Në ora: 17:08
Drita

Drita e Gjilanit ka punë të vështirë me Skënderbeun e Korçës, në kuadër të LIgës Gjergj Kastrioti në volejboll.

Skuadra nga Gjilani beson e shpreson në një paraqitje të mirë dhe synon fitore ndaj skuadrës nga shteti shqiptar.

”Skuadra e Dritës është gati për sfida të mëdha! 

Fundjava sjell volejboll elitar, emocione të forta dhe përballje që kërkojnë zemër, karakter dhe përkushtim maksimal.

Këtë të shtunë dhe të diel, djemtë tanë zbresin në parket në kuadër të Ligës së Përbashkët “Gjergj Kastrioti”, duke përfaqësuar me krenari qytetin dhe ngjyrat tona”, njofton KV Drita. 

Ndeshja luhet të shtunën në orën 19.30 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat