Vashat e Dinamos mezi e mposhtin Ferizajn

Volejboll

Vashat e Dinamos mezi e mposhtin Ferizajn

Më: 24 janar 2026 Në ora: 22:19
Vashat e Dinamos

Klubi i volejbollit Dinamo e Tiranës ka shënuar fitoren e parë 2:3 ((19-25, 25-13, 18-25, 25-20, 8-15) në Grupin B te femrat, duke mposhtur Ferizajn pas një ndeshjeje dramatike që u vendos në setin e pestë.

Pas një fillimi më të mirë të Dinamos, Ferizaj reagoi fuqishëm në setin e dytë, ndërsa ndeshja vijoi me ritëm të barabartë dhe shkëmbime të vazhdueshme setesh. 

Sfida u vendos në tie-break, ku Dinamo u tregua më e qetë dhe më efikase, duke e mbyllur 15-8.

Kjo fitore e parë e Dinamos e bën edhe më interesante garën në Grupin B, ku lufta për pozitat që dërgojnë tutje, vazhdon të mbetet e hapur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat