Drita e pafuqishme ndaj Pogradecit

Volejboll

Drita e pafuqishme ndaj Pogradecit

Më: 24 janar 2026 Në ora: 22:23
Klubi i volejbollit Pogradeci

Klubi i volejbollit Pogradeci ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme 2:3 (20-25, 25-27, 25-19, 20-25), duke vazhduar serinë pozitive në Ligën “Gjergj Kastrioti” pas triumfit në transfertë ndaj Dritës.

Skuadra e Pogradecit e nisi më mirë takimin, duke fituar setin e parë, ndërsa seti i dytë ishte tepër i luftuar dhe u vendos në fund me avantazh minimal për Pogradecin. 

Drita reagoi në setin e tretë, por Pogradeci riktheu kontrollin në setin e katërt, duke e mbyllur ndeshjen 3-1.

Me këtë fitore, Pogradeci konfirmon formën e mirë dhe vazhdon të mbetet një nga skuadrat më konstante në garë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat