Klubi i volejbollit Drita ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Gjergj Kastrioti te meshkujt, duke e ndalur Tiranën me rezultat maksimal 3:0, në një ndeshje ku seti i tretë dhuroi dramë të vërtetë dhe luftë të gjatë pikë më pikë.
Vendasit e nisën mirë takimin, duke kontrolluar dy setet e para me lojë të organizuar dhe ritëm të lartë.
Kulmi i ndeshjes erdhi në setin e tretë, i cili u shndërrua në një maratonë të vërtetë dhe u mbyll vetëm me rezultatin 36-34 në favor të Dritës.
Kjo fitore i sjell Dritës tri pikë të rëndësishme dhe të parat në këtë edicion, ndërsa njëkohësisht i jep më shumë qetësi Skënderbeut të Korçës, që vazhdon të kryesojë Grupin B me 14 pikë, pavarësisht zhvillimeve në këtë xhiro.