Klubi i volejbollit Ferizaj ka triumfuar në transfertë ndaj Gjinocit, me rezultat 0:3 (15:25, 18:25, 14:25) në ndeshjen e Superligës së Kosovës.
Vajzat ferizajase e vendosën ritmin që në setin e parë, të cilin e fituan bindshëm 25:15, ndërsa edhe në setet pasuese ruajtën epërsinë dhe qetësinë në lojë, duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për rikthim.
Me këtë fitore, Ferizaj mbetet në vendin e tretë të renditjes me 22 pikë.
Ndërsa Gjinoci vazhdon në pozitën e parafundit, me vetëm një fitore pas 12 xhirosh të zhvilluara.