Drita kërkon gjysmëfinalen

Volejboll

Drita kërkon gjysmëfinalen

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 13:09
Klubi i volejbollit Drita

Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit synon gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Djelmoshat e Dritës do të përballen me Golden Eagle Therandën në kuadër të Kupës së Kosovës.

“Është hedhur shorti për edicionin 2026 të Kupës së Kosovës në volejboll, kështu duke përcaktuar përballjet dhe gjithë rrugëtimin deri në finalen e madhe.

KV Drita luan në raundin e dytë në udhëtim kundër skuadrës, Golden Eagle Theranda.

Fituesi i kësaj ndeshje kualifikohet në gjysmëfinale dhe luan me fituesin e ndeshjes, Peja - Prishtina.

Sipas kalendarit të garave:

Raundi i parë do të zhvillohet më 25/26 shkurt 2026.

Raundi i dytë më 18/19 mars 2026.

Gjysmëfinalet më 1 prill 2026”, shkruan në faqen e KV Dritës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat