Pogradeci mposht me përmbysje Fer Volleyn

Volejboll

Pogradeci mposht me përmbysje Fer Volleyn

Më: 1 mars 2026 Në ora: 20:58
Pogradeci

Ekipi i Pogradecit është shpallur të dielën fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra.

Për dy ditë me radhë, në palestrën sportive në Farkë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale e ajo finale, që kurorëzuan me trofe skuadrën liqenore.

Në finale, skuadra e Pogradecit fitoi 3-1 me përmbysje ndaj kosovareve të Fer Volley.

Edhe pse këta të fundit fituan 25-19 setin e parë, më pas erdhi rikuperimi i skuadrës së trajnerit Besnik Lisha, që fitoi tri setet e tjera (25-18, 25-18, 25-19)

Skuadra kosovare duket se humbi ritmin dhe energjithë pas setit të parë, ndoshta e lodhur nga gjysmëfinalja e një ditë më parë. Pogradeci ishte ndjeshëm më superior, i karikuar dhe me dëshirë për të fituar një trofe, duke ia dalë mbanë.

Ky është trofeu i parë i madh në histori për Pogradecin, që kryeson edhe renditjen e Superligës. Një ekip që po tregon një pjekuri dhe qëndrueshmëri në lojërat e tij, duke e merituar fitoren dhe festën pas pikës së fundit.

Gjysmëfinale

Fer Volley – Tirana, 3-2

Pogradeci – Ferizaj, 3-0

Finale

Pogradeci – Fer Volley, 3-1

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat