Supervizori ndërkombëtar nga Kosova

Volejboll

Supervizori ndërkombëtar nga Kosova

Më: 7 mars 2026 Në ora: 00:18
Valon Nikqi - djathtas

Supervizori ndërkombëtar nga Kosova, Valon Nikqi, ishte i deleguar si supervizor i ndeshjes çerekfinale të CEV Cup, mes ACH Volley Lublana dhe Fenerbahçe Medicana Istanbul, një përballje shumë e fortë në volejbollin evropian.

Ndeshja dhuroi spektakël të vërtetë dhe u mbyll pas pesë seteve me fitoren e skuadrës sllovene ACH Volley Ljubljana 3-2. (25-17, 21-25, 25-16, 23-25, 16-14).

Pas një ndeshjeje dramatike dhe shumë cilësore, Valon Nikqi pati edhe nderin të ndajë çmimin MVP të takimit, i cili i takoi lojtarit Tonček Stern të ACH Volley Ljubljana për paraqitjen e tij vendimtare në këtë përballje.

Delegimet e shpeshta të gjyqtarëve dhe supervajzerëve nga Kosova në ndeshje të rëndësishme të volejbollit evropian janë dëshmi e punës profesionale, përkushtimit dhe besimit që institucionet ndërkombëtare të volejbollit kanë ndaj volejbollit, duke e përfaqësuar në mënyrë dinjitoze edhe vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat