Fer Volley fiton ndaj gjakovareve 

Volejboll

Fer Volley fiton ndaj gjakovareve 

Më: 7 mars 2026 Në ora: 22:35
Fer Volley

Fer Volley ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Vëllaznimit nga gjakova me rezultat të pastër 0:3 (19-25, 23-25, 19-25).

Me këtë sukses, Fer Volley ruan pozitën e parë në tabelë me 48 pikë në Kampionatin e Kosovës në volejboll, duke vazhduar dominimin në elitën e volejbollit të femrave.

Në anën tjetër, Vëllaznimi mbetet në pozitën e fundit në renditje.

Pra i ka zbehur dukshëm gjasat për të siguruar ekzistencën në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat