Fer Volley tregon fuqinë e lideres 

Volejboll

Fer Volley tregon fuqinë e lideres 

Më: 14 mars 2026 Në ora: 21:24
Klubi i volejbollit Fer Volley

Klubi i volejbollit Fer Volley ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur në udhëtim Fushë Kosovën me rezultat 3:1 në sete.

Skuadra lidere e nisi fuqishëm takimin duke fituar dy setet e para 25-19 dhe 25-17, ndërsa vendaset arritën të reagojnë në setin e tretë me fitore 25-21. 

Megjithatë, Fer Volley riktheu kontrollin në setin e katërt për ta mbyllur ndeshjen 25-17.

Ky është triumfi i 18-të nga 19 ndeshje për Fer Volley, që tashmë numëron 54 pikë në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Fushë Kosova, pas kësaj humbjeje, rrezikon pozitën e katërt, e cila po synohet nga Skenderaj në garën për një vend në play-off.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat