Klubi i volejbollit Ferizaj ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Kosovës, pas fitores me rezultat 0:3 (19-25, 21-25, 23-25) ndaj Prishtina 75.
Takimi ishte interesant në të tre setet.
Ferizajaset treguan më shumë stabilitet në momentet vendimtare, duke i fituar setet 25-19, 25-21 dhe 25-23.
Me këtë fitore, Ferizaj vazhdon rrugëtimin drejt gjysmëfinales, duke konfirmuar formën e mirë edhe në këtë garë.