Gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës së Kosovës luhen më 3 e 4 prill 

Volejboll

Gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës së Kosovës luhen më 3 e 4 prill 

Më: 18 mars 2026 Në ora: 23:01
Topi

Bordi i Federata e Volejbollit të Kosovës mban mbledhjen e radhës dhe merr vendime të rëndësishme.

Bordi i Federata e Volejbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në Prishtinë, ku janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh me rëndësi për zhvillimin e volejbollit në vend.

“Në këtë mbledhje, bordi miratoi procesverbalin e mbledhjes së kaluar, raportin e aktiviteteve të Kampionatit Ballkanik U18 për meshkuj dhe femra, si dhe raportin e Ligës “Gjergj Kastrioti”. Gjithashtu, u aprovua në parim edhe raporti financiar (TM4).

Bordi vendosi që Kuvendi i Punës për vitin 2025 të mbahet më 10 prill, duke filluar nga ora 17:00.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte përcaktimi i datave për gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 3 dhe 4 prill 2026 në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve “1 Tetori”.

Po ashtu, u vendos që Kosova të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare me kombëtaren e meshkujve senior.
Kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci, vlerësoi rëndësinë e këtyre vendimeve për mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe avancimin e volejbollit në vend”,
njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat