Fushë Kosova do të përballet me Fer Volleyn

Volejboll

Fushë Kosova do të përballet me Fer Volleyn

Më: 19 mars 2026 Në ora: 21:57
Fushë Kosova

Klubi i volejbollit Fushë Kosova ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores ndaj Vëllaznimit me rezultat 3:1 (25-19, 21-25, 25-16, 25-11).

Vendaset e nisën më mirë me fitore 25-19 në setin e parë, ndërsa Vëllaznimi reagoi duke barazuar me 25-21. 

Megjithatë, në vazhdim Fushë Kosova dominoi plotësisht, duke fituar setet 25-16 dhe 25-11 për ta mbyllur takimin me meritë.

Në gjysmëfinale, Fushë Kosova do të përballet me Fer Volley, ku do të udhëtojë në Ferizaj në kërkim të biletës për finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat