Drita pa telashe ndaj Skenderajt 

Volejboll

Drita pa telashe ndaj Skenderajt 

Më: 22 mars 2026 Në ora: 20:26
Klubi i volejbollit Drita

Klubi i volejbollit Drita e Gjilanit ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Skenderajn me rezultat  3:0 (25-16, 25-18, 25-21).

Gjilanaset kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit, duke fituar setet 25-16, 25-18 dhe 25-21, për të siguruar tri pikë të plota.

Kjo është fitorja e 16-të e sezonit për Dritën, e cila do të hyjë në play-off nga pozita e dytë.

Në anën tjetër, Skenderaj, me këtë humbje, rrezikon seriozisht mbetjen në top-4, që siguron pjesëmarrjen në fazën e play-off-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat