Gati sfidat e para të “play off”-it

Volejboll

Gati sfidat e para të “play off”-it

Më: 1 prill 2026 Në ora: 22:44
Pamje nga ndeshja

Pas përfundimit të sezonit të rregullt të kampionateve, volejbolli shqiptar tashmë është gati për pjesën e nxehtë, për “play off”-in, fazë që do të vendosë edhe trofeun më të rëndësishëm kombëtar për edicionin 2025-2026. Faza para “play off” do të nisë nesër me ndeshjet e para në radhët e femrave, teksa Dinamo do të përballet me Teutën në Farkë, ndërsa Skënderbeu pret Partizanin në Korçë, takime që do të zhvillohen në orën 18:00.

Më tej, më datë 3 prill, do të jetë radha për ndeshjeve të meshkujve, ku Skënderbeu do të presë Studentin, ndërsa Erzeni luan në shtëpi kundër Vllaznisë, përballje që do të zhvillohen në orën 19:00.

Kujtojmë që kualifikimi për në gjysmëfinalet “play off” është me dy fitore, aty ky tashmë kanë kaluar direkt Pogradeci dhe Tirana te femrat dhe Partizani e Tirana te meshkujt.

FEMRA PARA “PLAY OFF”

NDESHJET E PARA

2 PRILL

DINAMO – TEUTA   18:00

SKËNDERBEU – PARTIZANI         18:00

NDESHJET E DYTA

5 PRILL

PARTIZANI – SKËNDERBEU        18:00

6 PRILL

TEUTA – DINAMO               14:00

RENDITJA

SKUADRA      F        H         SET     PIKË

1.POGRADECI 14      0          42-9     38

2.TIRANA        11      3          38-12   34

3.DINAMO      11      3          35-12   33

4.SKËNDERBEU      7          7          26-21   23

5.PARTIZANI  6        8          21-27   18

6.TEUTA          4        10        14-32   13

7.VLLAZNIA  3        11        14-35   9

8.KORABI       0        14        0-42     0

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat