Ferizaj triumfon 

Volejboll

Ferizaj triumfon 

Më: 2 prill 2026 Në ora: 15:45
Klubi i volejbollit Ferizaj

Klubi i volejbollit Ferizaj ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të play-off-it, duke mposhtur Prishtina 75 me rezultat 3:1 (34-36, 25-19, 25-13, 25-18).

Takimi nisi me një set spektakolar që i takoi mysafireve 36-34, por më pas Ferizaj reagoi fuqishëm, duke dominuar tre setet e radhës 25-19, 25-13 dhe 25-18 për ta mbyllur ndeshjen me fitore.

Skuadra që shënon dy fitore në serinë çerekfinale siguron kualifikimin në gjysmëfinale.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat