Klubi i volejbollit Luboteni nga Ferizaj ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti Ferizajn me rezultat 1:3 (25-22, 20-25, 21-25, 23-25) në gjysmëfinalen e dytë të Final Four.
Ferizaj e fitoi setin e parë 25-22, por Luboteni reagoi fuqishëm duke përmbysur rezultatin me tri sete radhazi 25-20, 25-21 dhe 25-23, për të siguruar rikthimin në një finale të madhe.
Tashmë është përcaktuar edhe finalja e meshkujve, ku Drita do të përballet me Lubotenin.
Finalja zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Pallati i Sporteve ‘1 Tetori’.