Luboteni nuk ka të ndalur

Volejboll

Luboteni nuk ka të ndalur

Më: 10 prill 2026 Në ora: 13:25
Klubi i volejbollit Luboteni

Klubi i volejbollit Luboteni e nis me fitore fazën e play-offit, duke mposhtur Skënderbeun me rezultat 3:1 ((25:21, 25:21, 17:25, 25:22) në çerekfinalen e parë kampionale.

Skuadra ferizajase ishte më e qëndrueshme në momentet vendimtare të takimit, duke fituar dy setet e para, ndërsa Skënderbeu reagoi në setin e tretë për ta rikthyer përkohësisht ndeshjen në lojë.

Megjithatë, Luboteni nuk lejoi befasi dhe e mbylli takimin në setin e katërt.

Ndeshja e dytë do të jetë vendimtare për vazhdimin e serisë, pasi skuadra që shënon dy fitore siguron kualifikimin në gjysmëfinale të play-of-fit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat