Arbona Haxhaj: Një zemër që besonte shumë 

Volejboll

Arbona Haxhaj: Një zemër që besonte shumë 

Nga: K.G. Më: 12 prill 2026 Në ora: 21:12
Arbona Haxha

Volejbollistja e Therandës, Arbona Haxhaj, është sikur në qiellin e shtatë me hyrjen e ekipit të saj në Superligën B. 

Puna e angazhimi, u shpërblyen me rezultate kulmore për Therandën, e cila sot fitoi në finalen e barazhit me rezultat 3:0 ndaj Malishevës.

“Në këtë ekip që sot u shpallëm kampion, i hodha hapat e parë para 11 viteve… me ëndrra të vogla, por me një zemër që besonte shumë. Ishte një rrugë e gjatë dhe jo gjithmonë e lehtë.

Kishte lodhje, sakrificë dhe momente kur gjithçka dukej e pamundur”, ka shkruar Haxhaj në profilin e saj.

Haxhaj tha se gjithmonë ka besuar se një ditë do të rikthehen aty ku e kanë vendin:

“Rruga më çoi edhe nëpër ekipe tjera… por asnjëherë nuk ishte njësoj.

Kur u largova nga këtu, e ndjeva një boshllëk në zemër, sepse e dija që ky është vendi ku unë i përkas.

Edhe kur nuk isha këtu, zemra ime gjithmonë ka mbet këtu.

Gjithmonë kam besu që një ditë do të kthehem… dhe që ky ekip do të ngritet aty ku e ka vendin.

Sot… ajo ditë erdhi.

Sot u mbush zemra plot.

Kjo medalje nuk është vetëm një fitore. Është historia e gjithë atyre viteve, e mundit, e lotëve, e sakrificës dhe e besimit që nuk u shua kurrë.

Faleminderit ekipit për çdo moment dhe çdo sakrificë.

Faleminderit edhe trajnerëve për besimin që kanë pasur gjithmonë në mua.

Kjo nuk është fundi i rrugës… kjo është vetëm fillimi.

Drejt aty ku ky ekip i qytetit e ka vendin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat