Klubi i volejbollit Fer Volley ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-off-it, duke mposhtur Skenderajn me rezultat 3:1.
Skuadra nga Ferizaj dominoi në setin e parë, ndërsa Skenderaj reagoi duke barazuar në setin e dytë.
Megjithatë, Fer Volley riktheu kontrollin e lojës në dy setet e fundit, duke i fituar bindshëm dhe duke marrë epërsinë në seri.
Skuadra që shënon dy fitore në serinë gjysmëfinale do të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe të kampionatit.