Ferizaj shokon Dritën

Volejboll

Ferizaj shokon Dritën

Më: 16 prill 2026 Në ora: 23:27
Klubi i volejbollit Ferizaj

Klubi i volejbollit Ferizaj ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Dritës me rezultat 2:3 (25:20, 23:25, 20:25, 25:20, 13:15), duke marrë epërsinë në serinë gjysmëfinale pas një ndeshjeje dramatike me pesë sete.

Drita e nisi më mirë takimin, duke fituar setin e parë 25-20 dhe duke treguar siguri në lojë. Megjithatë, Ferizaj reagoi fuqishëm në setin e dytë, ku pas një fundi të luftuar arriti ta barazojë rezultatin me 23-25.

Në setin e tretë, mysafiret vazhduan me lojë të mirë dhe krijuan epërsi për ta fituar 20-25, duke u afruar me fitoren në ndeshje.

Drita nuk u dorëzua dhe riktheu balancën duke fituar setin e katërt 25-20, duke e çuar takimin në setin vendimtar.

Në setin e pestë, Ferizaj tregoi më shumë qetësi dhe përqendrim në momentet vendimtare, duke e fituar 13-15 dhe duke marrë një fitore të madhe në gjysmëfinalen e parë.

Skuadra që shënon dy fitore në serinë gjysmëfinale do të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat