Klubi i volejbollit Fer Volley ka hedhur hapin e parë drejt titullit të kampionit, duke fituar ndeshjen e parë të finales së play-off-it ndaj Ferizajt me rezultat 3:1 (23:25, 25:21, 25:22, 25:12).
Ferizaj e nisi më mirë takimin duke fituar setin e parë, por Fer Volley reagoi shpejt, duke përmbysur gjithçka me lojë të qëndrueshme dhe dominim të plotë në vazhdim.
Seti i katërt ishte pothuajse i njëanshëm, ku Fer Volley e vulosi fitoren bindshëm.
Seria finale mbetet e hapur, ndërsa kampione do të shpallet skuadra që arrin e para tri fitore në serinë e finaleve të play-off-it..