Partizani fiton edhe finalen e dytë

Volejboll

Partizani fiton edhe finalen e dytë

Më: 26 prill 2026 Në ora: 00:09
Pamje nga ndeshja

Partizani në volejboll për meshkuj fitoi 3-2 në Korcë ndaj Skënderbeut në finalen e dytë play off, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve.

Tashmë kryeqytetasit e trajnerit Ylli Tomorri janë vetëm një fitore larg titullit kampion.

Një ndeshje që u duk se do të fitohej kollaj nga të kuqtë, që udhëhiqnin 2-0 pas dy seteve të para (25-20, 25-11), por vendasit nuk u dorëzuan. Skënderbeu arrin të rikuperojë e rihapë ndeshjen duke fituar dy setet e tjera (26-24, 25-23).

Gjithcka vendoset në setin final, ku Partizani është superior dhe nuk bën gabime, duke fituar 15-10 dhe krejt takimin 3-2. Pas tri ditësh, në Farkë, do të luhet ndeshja e tretë finale play off, që mund t’i japë Partizanit titullin kampion.

Superliga-Meshkuj, finale play off

Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-1

Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 2-3 (0-2)

28 prill, Partizani – Skënderbeu, 18:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat