Finalja e pestë do të vendosë kampionin e Kosovës 

Volejboll

Finalja e pestë do të vendosë kampionin e Kosovës 

Më: 3 maj 2026 Në ora: 20:07
Ferizaj

Ferizaj ka barazuar serinë finale në 2:2, duke mposhtur Fer Volley-n në ndeshjen e katërt dhe duke siguruar finalen e pestë vendimtare për titullin e kampionit.

Klubi i volejbollit Ferizaj ka triumfuar me rezultat 3:1 (25:22, 25:22, 16:25, 25:13) ndaj kampiones në fuqi Fer Volley-t.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe rivalitet të madh. 

Në setin e parë, Ferizaj u tregua më i saktë në momentet vendimtare, duke e mbyllur 25/22. 

I njëjti skenar u përsërit edhe në setin e dytë, ku pavarësisht rezistencës së Fer Volleyt, Ferizaj ruajti qetësinë dhe fitoi sërish me të njëjtin rezultat 25/22.

Fer Volley reagoi në setin e tretë, duke rritur nivelin e lojës dhe duke dominuar këtë pjesë me rezultat 16/25, për ta rikthyer ndeshjen në lojë. 

Megjithatë, në setin e katërt Ferizaj ishte dominues absolut, duke mos lënë hapësirë për befasi dhe duke e mbyllur bindshëm 25/13.

Kjo finale ka dhuruar spektakël të vazhdueshëm që nga fillimi i serisë. 

Në ndeshjen e parë triumfoi Fer Volley me 3-1, ndërsa Ferizaj u kundërpërgjigj në të dytën me fitore dramatike 3-2. 

Fer Volley mori sërish epërsinë me fitore të pastër 3-0 në ndeshjen e tretë, ndërsa tash Ferizaj barazon gjithçka në 2-2.

Gjithçka do të vendoset në finalen e pestë, ku njëra nga skuadrat do të kurorëzohet kampione e Kosovës..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat