Grumbullohet kombëtarja e femrave

Volejboll

Grumbullohet kombëtarja e femrave

Më: 10 maj 2026 Në ora: 20:05
Kosova

Kombëtarja A e Kosovës në volejboll ka zhvilluar grumbullimin e parë në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik në Prishtinë, duke nisur përgatitjet për sfidat ndërkombëtare që e presin gjatë muajit qershor.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit ndihmës të përbërë nga Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, në këtë fazë janë ftuar lojtaret nga lista e gjerë, me fokus në vlerësimin e formës sportive dhe përzgjedhjen e grupit final që do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane.

Së shpejti pritet të publikohet lista e ngushtë prej 14 deri në 16 volejbollisteve, të cilat nga 12 maji do të vazhdojnë fazën intensive të përgatitjeve në kampin stërvitor në Skenderaj.

Kosova gjatë muajit qershor do të garojë në CEV 2026.

Orari i ndeshjeve:
06/06/2026 | 17:00  
Kosova – Spanja
07/06/2026 | 17:00  
Bosnja dhe Hercegovina – Kosova
12/06/2026 | 20:00  
Kosova – Greqia
14/06/2026 | 20:00  
Portugalia – Kosova
19/06/2026 | 17:00  
Mali i Zi – Kosova
21/06/2026 | 17:00  
Kosova – Hungaria

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat