Dje është hedhur shorti për garat ekipore të Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që do të zhvillohen në Taranto nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026.
Ky short përcaktoi grupet dhe kundërshtarët e Kosovës në konkurrencën e femrave dhe meshkujve, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme sportive ndërkombëtare.
Kosova në konkurrencën e femrave është shortuar në Grupin B, ku janë edhe Turqia, Greqia, Algjeria dhe Maqedonia e Veriut.
Në konkurrencën e meshkujve, Kosova do të garojë në Grupin C, ku për kundërshtarë do të ketë Spanjën dhe Francën
Shorti premton duele shumë interesante dhe sfida të nivelit të lartë për të dyja kombëtaret e Kosovës, të cilat do të kenë mundësinë të matin forcat me disa prej përfaqësueseve më të forta të rajonit dhe Evropës.