Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës në volejboll ka zhvilluar ndeshjen e parë në edicionin 2026 të CEV European League, duke u përballur me Rumaninë në kuadër të turneut të parë që po mbahet në Letoni.
Përballë një kundërshtari me përvojë dhe cilësi të lartë, “Dardanët” pwsuan humbje me rezultat 0:3 (19:25, 18:25, 14:25).
“Nën drejtimin e përzgjedhësit Darko Prebiraqeviq dhe stafit teknik të përbërë nga Habil Ajeti dhe Valon Mustafa, Kombëtarja e Kosovës pati momente të mira loje, duke rivalizuar në dy setet e para dhe duke dëshmuar se ekipi është në rrugën e duhur të zhvillimit në arenën ndërkombëtare.
Pa shumë kohë për pushim, “Dardanët” tashmë fokusohen në sfidën e radhës, ku do të përballen me nikoqirin e turneut, Letoninë.
Federata e Volejbollit e Kosovës u uron suksese Kombëtares së meshkujve dhe shtabit teknik në vazhdimin e garës dhe në përfaqësimin sa më dinjitoz të vendit tonë në CEV Volleyball European League 2026:, thuhet nga FVK.