Vajzat kuqezi janë gati

Volejboll

Vajzat kuqezi janë gati

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 20:22
Kombëtarja e Shqipërisë

Pas përfundimit të raundit të parë, Kombëtarja e Shqipërisë për femra vijon rrugëtimin e saj në European League 2026, këtë herë në Rumani, ku do të zhvillohen ndeshjet e Raundit të Dytë.

Në këtë raund, volejbollistet kuqezi do të përballen me Rumaninë dhe Malin e Zi, në dy sfida të rëndësishme.

Raundi i dytë zhvillohet në Rumani, nga data 12 deri më 14 qershor.

Programi i ndeshjeve të Kombëtares sonë:

Shqipëri - Rumani 
12 qershor - 15:30
Mali i Zi- Shqipëri 
13 qershor - 15:30
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat