Prishtina F më e mira, kampione e Kosovës U-14

Volejboll

Prishtina F më e mira, kampione e Kosovës U-14

Nga: K.G. Më: 14 qershor 2026 Në ora: 17:26
Prishtinë F kampione

Vashat e Prishtinës F festojnë titullin e kampiones së Kosovës U-14 në volejboll.

Puna e madhe që bëhet në këtë mjedis, ka rezultuar me sukses të madh. 

Klub që edhe një herë konfirmon se bëhet punë e madhe me gjeneratat e reja dhe këto vasha janë një bazë e fuqishme për të ardhmen jo vetëm të këtij kolektivi

Angazhimi, puna, disiplina e rendi u shpagua në fund me titullin e kampiones. 

Klub që drejtohet nga presidentja Ganimete Gërbovci e drejtoresha sportive Diellza Kolgeci.

Në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë u zhvilluan garat përfundimtare të Play-Off-it në konkurrencën e femrave U14, ku morën pjesë katër skuadrat më të mira të kampionatit: Prishtina F, Gjinoci 94, Kastrioti dhe Prishtina Elite.

“Pas ndeshjeve gjysmëfinale dhe finales, titulli i kampionit për sezonin 2025/2026 i takoi KV Prishtina F, e cila tregoi paraqitje të shkëlqyer në fazën finale të garës.

Në gjysmëfinale, Prishtina F triumfoi ndaj Gjinocit 94 me rezultat 2:0 (25:14, 25:22), ndërsa Prishtina Elite siguroi finalen pas fitores ndaj Kastriotit me rezultat 2:1 (15:25, 25:16, 15:12).

Finalja solli përballjen mes dy skuadrave nga kryeqyteti, ku Prishtina F dominoi ndeshjen dhe fitoi me rezultat të pastër 3:0 (25:14, 25:16, 25:9), duke u shpallur kampione e Kosovës në kategorinë U14 për sezonin 2025/2026.

Pas përfundimit të finales u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe kupës së kampionit. Kupën për ekipin kampion, KV Prishtina F, e dorëzoi Gezim Brahimi, anëtar i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, i cili përgëzoi volejbollistet e reja për paraqitjet e tyre dhe suksesin e arritur gjatë sezonit.

Me këtë triumf, KV Prishtina F mbyll me sukses sezonin garues 2025/2026, duke konfirmuar punën dhe përkushtimin e klubit në zhvillimin e gjeneratave të reja të volejbollit kosovar. Urime kampioneve për këtë sukses të merituar”, thuhet në njoftimin e FVK-së.

Rezultatet - gjysmëfinalet

Prishtina F – Gjinoci 94 2:0 (25:14, 25:22)
Prishtina Elite – Kastrioti 2:1 (15:25, 25:16, 15:12)

Finalja
Prishtina F – Prishtina Elite 3:0 (25:14, 25:16, 25:9)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat