Portugalia fiton ndaj Kosovës

Volejboll

Portugalia fiton ndaj Kosovës

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 00:31
Pamje nga një ndeshje

Kosova në konkurrencën e femrave është mposhtur nga Portugalia me rezultat 3:0 në sete (25:13, 25:20, 25:12), në ndeshjen e vlefshme për CEV European League 2026, e zhvilluar në Larisa të Greqisë.  

Volejbollistet e Kosovës e nisën takimin përballë një kundërshtari cilësor, me Portugalinë që dominoi setin e parë dhe e fitoi atë me rezultat 25:13. 

Në setin e dytë, Kosova tregoi reagim dhe zhvilloi lojën e saj më të mirë të ndeshjes, duke qëndruar në garë deri në momentet vendimtare, por portugezet arritën ta mbyllin edhe këtë pjesë me 25:20.

Në setin e tretë, Portugalia ruajti ritmin e lartë të lojës dhe me një seri të mirë pikësh krijoi epërsi të hershme, duke e fituar setin me 25:12 dhe të gjithë takimin me rezultat të përgjithshëm 3:0.  

Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në turneun e zhvilluar në Greqi, ku Kosova fitoi përvojë të rëndësishme ndërkombëtare përballë kundërshtareve me nivel të lartë në kuadër të European League 202.6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat