Nga Egjipti te Drita

Volejboll

Nga Egjipti te Drita

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2026 Në ora: 23:15
Hazem Ashraf Rashad

Hazem Ashraf Rashad ka nënshkruar me klubin e volejbollit Drita nga Gjilani.

Volejbollisti Hazem Ashraf Rashad vlerësohet si përforcim i madh për klubin nga Gjilani. 

“KV Drita ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri të ekipit të meshkujve, Hazem Ashraf Rashad, reprezentues i Egjiptit, i cili luan në pozitën e korrektorit.

22-vjeçari egjiptian vjen te Drita pas një eksperience të pasur në volejbollin vendor dhe ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Zamalek SC (Egjipt), Heliopolis Club (Egjipt), OK Spartak Subotica dhe Al Nasr Club (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Me Kombëtaren e Egjiptit ka fituar Kampionatin Afrikan U21 dhe ka përfaqësuar vendin në disa Kampionate Botërore të grupmoshave, duke u dalluar edhe si një nga realizuesit më të mirë të turneve.

Jemi të bindur se cilësia, përvoja dhe ambicia e Hazem do të jenë një vlerë e madhe për ekipin tonë në sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat