Kosova synon fitore

Volejboll

Kosova synon fitore

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 14:25
Pamje nga ndeshja

Ky është orari i ndeshjeve që zhvillohen në  kuadër të ditës së fundit të garave në BVA U17 Kampionatin Ballkanik në volejboll për vajza.

Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. 
14:30 – Moldavia - Kosova
17:00 – Shqipëria - Turqia

Pas përfundimit të ndeshjeve do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve në podium për skuadrat dhe individët më të dalluar.

“Federata e Volejbollit e Kosovës fton të gjithë adhuruesit e sportit që të bashkohen me ne në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj dhe të përkrahin Kombëtaren e Kosovës në sfidat e saj në këtë kampionat”, thuhet FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat