Dardanët marrin pikën e parë në Lojërat Mesdhetare

Volejboll

Dardanët marrin pikën e parë në Lojërat Mesdhetare

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 16:41
Pamje nga ndeshja

Turqia fitoi ndaj Kosovës me rezultat 3:2 (21:25, 23:25, 25:15, 25:16, 15:10).

“Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj ka marrë pikën e parë historike në Lojërat Mesdhetare, në edicionin debutues të volejbollit kosovar në këtë garë.

Dardanët fituan dy setet e para ndaj një prej skuadrave favorite dhe, edhe pse në fund Turqia përmbysi rezultatin, Kosova largohet me pikën e parë falë dy seteve të fituara.

Pas dy fitoreve të vajzave, kjo pikë e fituar nga djemtë ndaj Turqisë favorite është një tjetër lajm i madh dhe dëshmi e ngritjes së volejbollit kosovar në arenën ndërkombëtare”, thuhet nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat