Polonia në finale!

Volejboll

Polonia në finale!

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2026 Në ora: 20:57
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja sllovene e volejbollit, në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian në Milano të Italisë në volejboll, humbi ndaj Polonisë me rezultat 0:3 (23:25, 23:25, 18:25).

Pavarësisht humbjes, sllovenët mbeten në garë për medalje. Të shtunën do të luajnë për vendin e tretë kundër humbësit të gjysmëfinales së dytë, Finlandë–Francë.

Dy setet e para ishin shumë të ngushta dhe të dyja përfunduan me 25:23 për polakët.

Sllovenët ishin gjatë gjithë kohës pranë kundërshtarëve, por në fund të seteve u mungoi pak saktësi.

Në setin e tretë ata e nisën më mirë dhe kaluan në epërsi, por Polonia shumë shpejt e anuloi avantazhin dhe më pas e vendosi përfundimisht fatin e ndeshjes.

Sllovenët, megjithatë, arritën të futen për herë të pestë në gjashtë Kampionatet Evropiane të fundit mes katër ekipeve më të mira,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat