Kuka: Të ndërtohen kritere, të shoh sa federata fantome janë në Kosovë

Xhudo

Kuka: Të ndërtohen kritere, të shoh sa federata fantome janë në Kosovë

Nga: K.G. Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:28
Kuka: Të ndërtohen kritere, të shoh sa federata fantome janë në Kosovë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se xhudo ka siguruar normat olimpike, po ashtu ka shprehur edhe shqetësimet për Federatat fantome në Kosovë.

“Po afrohen Lojërat Olimpike Verore!

Ngjarja më e madhe sportive. Sporti i xhudos deri tash ka siguruar 5 Norma Olimpike e mundja një Normë!

Po shpresoj që shteti ynë edhe në rast të ftesave të vlerësoj se kujt dhe çfarë niveli janë sportistët që ftohen atje pa Normë Olimpike.

Ata që s’kanë nivel së paku më të mirë se 1/3 e pjesëmarrësve nuk paraqesin vlerë për pjesëmarrje në Lojëra Olimpike.

Të ndërtohen kritere dhe jo ndryshe, analiza e Lojërave Olimpike në Rio për secilin sportist veç e veç!

Ligji për Sponsorisim tashmë në fuqi po ashtu duhet plotësuar me Akte Nënligjore për të specifikuar shumë elemente të ketë strategji se ku duhet investuar për rezultate në të ardhmen!

Jam absolutisht kundër shpenzimit kot për turizëm.

Ministria të ndërtoj strategji ku duhet investuar, të shoh sa federata fantome janë në Kosovë, të shoh sa federatat investojnë tek sportistët dhe zhvillimi i tyre.

Si dhe jemi në Tm2 e dytë dhe tashmë ende s’ka lëvizje para për financimin e federatave, të reflektohet më shpejtë!

Jemi në vitin e Ngjarjes më të madhe Sportive në botë...”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat