Nora Gjakova 350 pikë olimpike, nesër garojnë tre garues tjerë në Kampionatin Evropian

Xhudo

Nora Gjakova 350 pikë olimpike, nesër garojnë tre garues tjerë në Kampionatin Evropian

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:15
Nora Gjakovën

Ekipi olimpik i xhudos ka fituar dy medalje në ditën e parë të garave në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. 

Distria Krasniqi u bë për herë të parë kampione e Evropës në konkurrencën e senioreve, kategoria deri në 48 kilogramë. Deri më tani ajo kishte fituar një medalje të argjendtë dhe një të bronztë.

Krahas medaljes së artë, numri një në botë fitoi edhe 700 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja jonë në finale fitoi pa luftë, pasi dy herë kampionia e botës, Daria Bilodid nuk u paraqit në tatami shkaku i lëndimit. Deri në finale shënoi tri fitore, përfshirë raundin e parë, në të cilin u kualifikua pa luftë.

Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë, pas fitores ndaj Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë, kategoria -57 kg.

Gjakova shënoi tri fitore, ndërsa u ndal në gjysmëfinale nga portugezja Monteiro.

Ajo fitoi 350 pikë olimpike.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila u ndalë në luftën e parë nga sllovenja Kaja Kajzer, kategoria -57 kg.

Komiteti Olimpik i Kosovës me presidentin Ismet Krasniqi përgëzon suksesin madhështor të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, me në krye mjeshtrin ndërkombëtar, Driton Kuka, derisa iu uron fat dhe suksese edhe garuesve tjerë.

Nesër garojnë Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg), ndërsa të dielën Loriana Kuka (-78 kg).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat